Sunday, September 8, 2024

Spanjë-Angli, sonte ora 21:00, finalja e Euro 2024 tone. Babai i Lamine Jamal: Anglia nuk është problem për tim bir!

Lexo

Lamine Jamal do të ketë një impakt të madh në finalen e madhe të Berlinit. Këtë opinion ka dhënë babai i yllit të Barcelonës në vendlindjen e lojtarit, Rokafonda.

“Mendoj se Lamine Jamal do të ketë një impakt të fortë në finalen e Europianit. Ai është një lojtar që sjell gëzim dhe ka shumë integritet. Dua që të ketë impakt në këtë takim, por të njëjtën gjë uroj edhe për të gjithë lojtarët e tjerë të Spanjës. Duhet menduar për ekipin jo për individin”, tha Nasraoui gjatë një interviste për “ITV News”.

Babai i Lamine Jamal, i cili një ditë përpara finales së madhe mbushi 17 vjeç, beson se Spanja do të fitojë finalen 3-0. Nasraoi përfundoi intervistën e tij duke evidentuar disa prej cilësive të zbulimit të Europianit.

“Lamine është një strateg i madh, jam krenar që jam i ati. Edhe pse i ri në moshë është një djalosh, i cili ka gjithçka nën kontroll. Edhe në finale do të vazhdojë që të jetë po ai i njëjti”, tha babai i Lamine Jamal.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img