Verdhezinjtë nuk i shfrytëzuan mundësitë që patën për më shumë se një orë lojë, më pas Carvajal dhe Vinicius i dhanë triumfin skuadrës spanjolle
Real Madridi është kampion i Evropës për herë të pesëmbëdhjetë në historinë e tij, i pesti si trajner i Carlo Ancelottit, pasi mundi Borussia Dortmundin 2-0 në finale.
Në Wembley, për një orë lojë ishin verdhezinjtë e Terzic që patën mundësitë më të mira, duke goditur shtyllën me Fullkrug dhe duke humbur disa raste me Adeyemi.
Pritjet e Courtois e mbajtën Realin në lojë, për të kthyer më pas situatën në favorin e tyre në fund: në minutën e 74-ët Carvajal shfrytëzoi një goditje nga këndi për të zhbllokuar ndeshjen, e cili u mbyll pak më vonë nga Vinicius 83’.