Spektakolare ishte ajo që afroi mnbrëmjen e së premtes në në stadiumin “An der Alten Försterei”. Mbi 28.500 tifozë të kryeqytetit janë mbledhur të gjithë së bashku në stadiumin “An der Alten Försterei” për të festuar Krishtlindjen. Pandemia e “Covid-19” bëri që për dy vite me radhë tifozët e Union Berlin të mos festojnë të gjithë së bashku ardhjen e Krishtlindjeve. Por të premtem mbrëma, edhe pse moti nuk ishte shumë i favorshëm (kishte reshje shiu), asgjë nuk i pengoi 28.500 tifozët e kryeqytetit që të mblidhen të gjithë së bashku në stadiumin “An der Alten Försterei” për të kënduar këngët e Krishtlindjeve.
Nga sa bëhet e ditur, për tifozët berlinezë, kjo traditë nuk është e hershme për qytetin e tyre. Tifozët e Union-it nisën që të festosnin së bashku Krishtlindjet në 2003-in. Në atë vit të pranishëm në stadium ishin vetëm 89 tifozë. Me kalimin e kohës ky rit mori mjaft popullaritet dhe tani po thyen ç’do rekord.
Për ndeshjet që luan në shtëpi Union Berlin mbështetet nga vetëm 22.012 mijë tifozë. Për vigjiljen e Krishtlindjeve krerët e klubit bëjnë përjashtim duke shtuar forcat e sigurisë dhe u hapin dyert plot 28.500 mijë tifozëve (numër që nuk ndryshon që prej vitit 2015). Këtë vit së bashku me tifozët festoi edhe mbrojtësi i skuadrës Paul Jaeckel.