Wednesday, September 10, 2025

Spikati në sfidën ndaj Letonisë, Armando Broja, i kënaqur që po merr minuta: Më mungon shumë goli, në 4-5 ndeshjet e fundit kam luajtur në të djathtën, është pozicion i ri për mua!

Lexo

Armando Broja ishte një nga më të mirët në fushë kundër Letonisë. Pas fitores ai deklaroi se ishte një ndeshje e vështirë dhe se shpreson që goli do të vijë shumë shpejt nga ai. “E dinim që ka për të qenë ndeshje e vështirë, edhe atje e patë rezultatin që ishte 1-1, Serbia e mundi 1-0, Letonia mbrohet mirë, janë ekip i fortë, luajnë me pasime dhe luajnë futbol të bukur, e dinim që do mbroheshin me 5 apo më shumë. E dinim se do ishte si Andorra, por është nivel tjetër. Duhet një rezultat 1-0, se këto ndeshje janë të vështira për të krijuar raste dhe për të shënuar gola, e patë që rrinin mbrapa dhe nuk kishte shumë hapësira mbrapa. Luajtëm shumë mirë pjesën e parë, në të dytën mund të luanim më mire, në fund por ishte rezultat pozitiv.

Më mungon shumë goli, sulmes jam e duhet të bëj gola, në 4-5 ndeshjet e fundit kam luajtur në të djathtën, është pozicion i ri për mua, po e kuptoj më shumë, pas shumë vitesh që nuk kam luajtur në atë pozicion, duhet të kuptohem patjetër në fushë, me Hysajn, Manajn, Laçin që kam afër, e dinim që do mbroheshin mirë, të dilja pas shpine, kemi krijuar shanse, të futja topin në zonë por goli duhet të vijë dhe do të vijë sipas mendimit tim.

Të them të drejtën nuk kam bërë fazë të plotë, ishin disa gjëra që nuk po flas, mes klubeve. Nuk kam stërvitje të mirë, por edhe nuk kisha shumë kohë, por si e thashë, është mirë që luajta sot, kaq shumë minuta. Për të marrë gjendjen fizike. Kam shumë kohë që nuk kam patur aktivizim loje dhe për mua kjo është gjëja më e madhe”, deklaroi Broja për “TV Klan”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img