Friday, October 25, 2024

Sponsori Xhaferi i kënaqur për fitoren, Vllaznia i kërkon dy trofetë

Lexo

Pasi ka festuar në dhomat e zhveshjes me skuadrën fitoren dhe kualifikimin në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku edhe i ka dorëzuar premion prej 10 mijë Eurosh, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi i është përgjigjur pozitivisht kërkeses së gazetarëve për të folur për ndeshjen dhe ecurinë në vazhdim. Sipas tij, Vllaznia do të synojë të bëjë pronë të saj të dy trofetë e sezonit, Kupën dhe Kampionatit.

 “Ky është një hap i rëndësishëm drejt objektivave sepse Vllaznia tashmë rikthehet në ato nivelet më të larta. Finalja do të jetë ndaj Skënderbeut dhe është një ndeshje që nuk duhet nënvlerësuar dhe do të shpresojmë të arrijmë objektvin e pare. Absolutisht që Vllaznia e meritoi finalen pasi bëmë një lojë shumë të mirë. U futëm në fushë për të fituar dhe ia arritëm qëllimit e për mua e merituam 100%. Kjo është e bukura e Superligës, sot Skënderbeu fitoi ndaj Teutës e kjo do të thotë shumë. Ne nuk duhet të nënvlerësojmë Skënderbeun, përkundrazi duhet ta vlerësojmë ashtu siç duhet. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë e të fitojmë Kupën. Ne luftojmë në dy fronte dhe do t’i marrim ndeshjet me radhë pasi janë ende shumë për t’u luajtur. Kampionati bëhet çdo ditë edhe më i bukur dhe ne do të luftojmë në të dyja frontet”.

Në lidhje me tensionin në fund të ndeshjes, mendoj se këto ndeshje të tilla kanë emocionet e veta, e mira është të evitoheten. Për mua nuk është e hijshme ai gjesti i fundit i lojtarit të Laçit, por ne i gëzohemi fitores pasi kjo është e rëndësishme.”. përfundoi sponsor i KF Vllaznia, Alban Xhaferi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img