Sunday, November 24, 2024

Sporti dhe politika-Arbitri shkodran Albano Stolaj, në seancë gjyqësore për ngjarjet e Partisë Demokratike

Lexo

Jo pak herë sporti është përfshirë në politikë, apo edhe nga ana tjetër, politika në sport. Rastet në fjalë janë të shumtë, por, referuar ngjarjeve më të fundit në kampin blu të Partisë Demokratike, rasti i arbitrit të futbollit Albano Stolaj ka tërhequr jo pak vëmendjen e opinionit sportiv dhe më gjërë.

Realisht, komuniteti i sportit dhe kryesisht ai i futbollit, është i njohur prej vitesh për pasionet politike që arbitri Stolaj ka për Partinë Demokratike. Kjo, edhe falë frymës dhe traditës familjare, pasi edhe i ati, trajneri i njohur i futbollit në Shkodër, Gjovalin Stolaj ka një karriere të gjatë me subjektin politik në fjalë.

Gjithësesi, qëndrimi në krah të ish kryeministrit Berisha, e ka bërë edhe më të njohur për opinion gjyqtarin e futbollit Albano Stolaj. Dhe, për më tej, ajo që e riktheu në personazh shumë të diskutuar arbitrin e futbollit Stolaj, ka të bëjë me ndalimin që iu bë nga policia për ngjarjet e fundit të zhvilluara në Partinë Demokratike.

Fjala është edhe për një foto të publikuar pasditen e sotme në rrjetet sociale nga vete ish kryeministri Berisha ku mes grupit të paraqitur në seancën gjyqësore që ishtë në pritje të vendimit të gjykatës, spikat edhe arbitri i futbollit, Albano Stolaj duke pozuar me dy gishtat e fiksuara përpara aparatit fotografik.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img