Thursday, April 25, 2024

Zyrtare, shkodrani Alsid Tafili, firmos për Tërbunin e Pukës

Lexo

Pasditen e së dieles së kaluar, gjatë kohës që skuadrat e Vllaznisë dhe Tërbunit po kryenin nxemjen për miqësoren e planifikuar, Veriu Sport, konstatoi që në koridoret e stadiumit “Loro Boriçi”, drejtori teknik i Tërbunit Viktor Gjonaj së bashku me trajnerin e skuadrës pukjane Elvin Beqiri po bisedonin me ish mesfushin e Vllaznisë Alsid Tafili për mundësinë e bashkimit të tij me kampin pukjan. Ndërkohë, gjërat kanë avancuar dhe pikërisht mbrëmjen e sotme ka ardhur zyrtarisht firma e Tafilit me Tërbunin.

Më poshtë ndiqni postimin zyrtar të KF Tërbuni ka publikuar me këtë rast.

ZYRTARE:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka firmosur për gjashtë muaj me mesfushorin, #AlsidTafili me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër. TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirëse ardhjen në ekipin tonë ku pas 13 viteve rikthehet në shtëpi dhe shpresojmë që të japë gjithçka për fanellen tonë #kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment si para 13-të viteve! Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Alsid!

Karriera e tij futbollistike:

Emri: Alsid

Mbiemri: Tafili

Shtetësia: Shqiptar

Datëlindja: 20 Gusht 1987

Mosha: 34 vjeç

Shteti i lindjes: Shqipëri

Qyteti i lindjes: Shkodër

Pozicioni në fushë: Mesfushor

07/08 | K.F. Vllaznia Shkodër U-19

08/09 | K.F. TËRBUNI PUKË

09/10 | K.F. Laçi

10/11 | K.F. Teuta Durrës

11/12 | Panachaiki F.C.

12/13 | K.F. Vllaznia Shkodër

13/14 | K.F. Vllaznia Shkodër

14/15 | K.F. Vllaznia Shkodër

15/16 | F.K. Partizani Tiranë

16/17 | K.F. Vllaznia Shkodër

17/18 | K.F. Vllaznia Shkodër

18/19 | K.F. Vllaznia Shkodër

19/20 | K.F. Liria Prizren

20/21 | K.S. Besa Kavajë

21/22 | K.S. Besa Kavajë

#forcaKFTËRBUNIPUKË

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img