Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen 3-1 të Tiranës ndaj Besiktas.
Starova deklaroi se nuk ka dyshime për kualifikimin e Besiktas, por rezultati 2-1 do ishte dinjitoz për Tiranën, ndërsa shtoi se 3-1 lë një shije të hidhur.
“Nuk jam i saktë me parashikime, por kisha parashikuar që nuk do kishte goleadë. Në parashikimi tim isha 2-0 për Besiktas. Difereca e parë, është buxheti drastik mes dy ekipeve. Zotërimi i topit dhe veprimet teknike nga Besiktas, ndaj një Tirane që ishte e vendosur mirë. Besiktas ishte i saktë në pasime dhe i durueshëm dhe i lexueshëm.
Gabuam te dy golat e parë. Mbyllja e Përgjonit duhej në golin e parë. Edhe te goli i dytë, Hoxhallari ishte shumë larg. Te goli i tretë, humbëm një top nga ku e pësuam. Nuk kisha ndonjë dyshim për kualifikimin e Besiktas. Një 2-1 do të ishte dinjitoze për Tiranën. 2-1 ishte një rezultat që do linte të hapur ndeshjen e kthimit. Ky rezultati 3-1 lë një shije të hidhur.”, deklaroi Starova.