FC Internacional-KF. Murlani 1-3
(Shënues: Vasjari 54’/Kaçubela 5’, Djepaxhia 59’, Çokaj 69′, Pepa humb penallti 90’)
Internacionali: Derhemi, Memoçi(Zguri 46′), Ghyshi(Bodini 46′), Mexhaj, Sotiri(Mema 68′), Grori, Daci, Gjakova, Bardjhi, Vajsjari, Goxhari. Trajner: Artur Shulku
KF Murlani: Selimaj, S. Hyseni(Dodani 46′), Sekja, S. Kraja(B. Stafa 46′), Pali, V. Pepaj, Djepaxhia(Çokaj 63′), Shema, Mesi, Krymi(Temja 80′), Kaçubela(Suka 88′). Trajner: Altin Xhahysa.
Gjyqtar: E. Spahiu, E. Shehu, D. Tomorri(Tiranë)
Kartonë të verdhë: Grori/Kaçubela, Hyseni
E diel, 19 shtator 2021, ora 16.00, Kompleksi sportiv “Internacional” Tiranë
Vetëm një vit kalendarik që nga formimi, dhe KF Murlani surprizon me paraqitjet e tij. Pjesëmarrje e suksesshme që në vitin e parë të konkurimit në kategorinë e tretë dhe menjëherë kualifikim në kategorinë e dytë, aty ku e nisë përsëri me suprizë. Ndonëse ekip debutues dhe pa përvojën e duhur, KF Murlani befason që në javën e parë duke sfiduar në transfertë ekipin Internacional të Tiranës.
Një ndeshje e cila që nga fillimi dhe deri në fund foli e gjitha për murlanasit, të cilët të drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa u futën në fushën e lojës vetem me një objektiv, atë të fitores tre pikëshe. Goli i Kaqubelës që në të pestën minutë i jep moralin e duhur skuadrës, e cila vazhdon të luajë mirë duke e administruar pjesën e parë, e cila falë e cila mbyllet me rezultatin 1 me 0 për Murlanin.
Vendasit arrijnë të barazojnë përkohësisht rezultatin, por vetëm për pak minuta, sepse duke mos u pajtuar kurrësesi me barazimin, murlanasit e Altin Xhahysës i shtojnë së tepërmi forcat sulmuese duke ushtruar presion në portën vendase. Si rezultat i këtij presioni vijnë edhe dy golat njëri pas tjetrit me autor Djepaxhinë dhe Denis Çokajn i aktivizuar në pjesën e dytë. Avantazhi i Murlanit shkon në 1 me 3 dhe fare mirë mund të shkonte edhe në 1 me 4, nëse Vahedin Pepa nuk do të shpërdoronte një penallti të dhënë në favor të Murlanit në minutën e 90-të.
Largimi me tre pikë shumë të çmuara nga Tirana ka bërë që rivalet e kategorisë së dytë ta shikojnë tashmë Murlanin me një sy krejt tjetër, jo si një skuadër debutuese që kërkon qëndrimin në kategori, por me oreks rritje drejt kategorisë së parë, dhe pse jo, shumë shpejt edhe në Superiore, objektiv që është deklaruar nga vetë presidenti Përparim Rraboshta që në momentet e para të formimit të klubit.