Sunday, May 19, 2024

Futboll Kategoria e dytë/Haris Lika starton me fitore në krye të Veleçikut, Ada pa trajner mundet në shtëpi nga Elbasani

Lexo

Java e parë e Kampionatit Kombëtar për Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar ka nisur në mënyrën më të mirë për ekipin e Veleçikut. Koplikasit, të cilët sezonin e kaluar ranë nga kategoria e parë në të dytën, sezonin e ri e nisën me fitore duke mundur ekipin e Klosit me rezultatin 3 me 1.

Për Veleçikun, në timonin e të cilit është ulur pak ditë më parë trajneri Haris Lika ka shënuar dy herë Arsen Hajdari 39’, 67’ dhe Rrustemaj 50, ndërkohë që kanë pësuar një autogol një minutë përpara se të mbyllej i gjithë takimi. Tekniku Lika e nisi ndeshjen me këtë formacion: Bajri, Elbasani, Balla, Çokaj, Banushi, Duli, Bega, Hajdari, Rrustemaj, Mile dhe Fikaj. Gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Rragami, Çomo, Kaçaj, Zaraj dhe Shekaj. Objektivat e Veleçikut këtë sezon janë për t’u rikthyer përsëri në kategorinë e parë, por rruga për të mbërritur deri atje është e gjatë, pse jo edhe e vështirë, psi konkurenca për një gjë të tillë në grupin A është shtuar mjaft.

Ndërsa në Koplik ka fitore për vendasit, në Velipojë ndodhë e kundërta. Skuadra vendase e ka nisur me probleme kampionatin, pasi dy ditë përpara fillimit të kampionatit është larguar nga drejtimi për arsye personale trajneri Zamir Lumanaj. Në përballjen e javës së parë me Elbasanin, takim ky i zhvilluar në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës, futbollistët e Adës nuk arritën të ndalnin presionin e skuadrës elbasanase, e cila shënoi plot katër herë në portën velipojake. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0 me 2 për Elbasanin me autorë të golave Mustafaj dhe Solomon, ndërkohë që po këto futbollistë kanë shënuar nga një gol tjetër në pjesën e dytë duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultin e thellë 0 me 4 në favor të Elbasanit. Për Adën, në këtë ndeshje u aktivizuan nga minuta e parë: Drinazi, Bregu, Çoku, Kola, Curri, Hurmi, Narkaj, A. Nika, Gj. Nika, Rekaj, Haxhija, ndërkohë që gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Rroku, Frroku, dhe Hila.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img