Saturday, November 23, 2024

Starton Superliga e futbollit të femrave. Vllaznia e nis me fitore tenistike, mund 0-14 Egnatian në transfertë. Spikasin Doçi dhe Jones me nga 4 gola, Borçi 3 dhe Franja 2

Lexo

Egnatia-Vllaznia  0-14(Shënuese: Borçi (3), Rusi (aut), Jones (4), Doçi (4), Franja (2)

 Formacioni i Vllaznisë: Damiao, Ramadani, Bajraktari, Vuksani, Curraj, Franja, Pressley, Ahamadi, Doçi, Jones, Borci.(U aktivizuan: Caka, Berisha, Vruçaj, Mustard, Mustafaj).Trajner: Nikolin Leka.

Ka startuar këtë fundjavë Superliga e futbollit të femrave, ku këtë sezon futbollistik i është bashkuar edhe ekipi i Egnatias. Një iniciatikë kjo e klubit të futbollit rrogozhinas që përvojën e rezultateve pozitive me ekipin e meshkujve të Superligës kërkojnë ta shtrijnë edhe në futbollin e femrave.

Por fati i keq i Egnatias kishte të bënte se që në javën e parë, përballë të kishte Vllazninë kampione në fuqi, absolute e kësaj disipline prej më shumë se një dekadë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Rrozhinës nuk ka patur fare histori, sepse Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka ka shpartalluar skuadrën vendase. Futbollistet kuqeblu kanë tundur plot 14 herë rrjetën e portës rrogozhinase, ndërkohë që portën e tyre e kanë mbajtur të paprekur duke bërë që rezultati përfundimtar të ishte 0 me 14 në favor të Vllaznisë.

Golat e skuadrës shkodrane kanë nisur që nga minuta e dytë kur sulmuesja e talentuar Klaudia Borçi shënon në portën rrogozhinase. 0 me 1 për Vllazninë, e cila vazhdon të sulmojë dendur në portën e Egnatias dhe si rezultat i presionit, Rusi shënon autogol në portën e saj duke e çuar në 0 me 2 avantazhin e Vllaznisë.

Avantazhi 0-2 në vetëm pak minuta lojë jep sinjalin e qartë që Vllaznia është komanduese e fushës së lojës, ndaj në vijim golat kuqeblu nuk do të vonojnë të regjistrohen minutë pas minute duke mbërritur tek shifra e golit të 14-të që përbën një rekord më vete në këtë start kampionati.

Protagonistë të kësaj fitoreje është e gjitha skuadra me në krye trajnerin Nikolin Leka, por natyrisht mes tyre duhen veçuar autoret e golave, Doçi dhe amerikanja Jones me nga katër, Klaudia Borçi tre dhe kapitenia Ezmeralda Franja dy të tillë.

Një fitore kjo që tregon qartë se investimet e këti sezoni nga ana e presidentit të KFF Lazër Matija Vllaznia janë padiskutimin për një Vllazni tejet dinjitoze, ku përkundër skuadrave të tjera të Superligës së futbollit të femra, të cilat po punojnë fort për të ndalur marshimin e Vllaznisë, skuadra kuqeblu motivohet edhe më tepër për të mos e lëshuar fronin e kampiones së Shqipërisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img