Saturday, April 27, 2024

Sukses i boksit shqiptar. Vlonjati, Ariol Zeneli, nënkampion Europe

Lexo

Ariol Zeneli është nënkampion Europe në boks për të rinj në Kampionatin që të enjten në mbrëmje ka përfunduar në Sofje të Bullgarisë. Në finalen e peshës deri në 51 kilogram, Zeneli ka patur përballë gjeorgjianin Gor Ajvazian, i cili, edhe sipas gjykimit të pesë arbitrave anësorë, ishte më i përgatitur se vlonjati. Pikët janë të ngushta, të cilat në fakt shkojnë në favor të gjeorgjianit, i cili e ka fituar medaljen e artë duke fituar 4-1.

28-29, 29-28, 28-29, 28-29 dhe 28-29. E megjithatë për Ariol Zenelin dhe boksin shqiptar, apo dhe për trajnerin Gëzim Zeneli, kjo medalje e argjendtë, që vjen pas asaj të bronztë të Alban Beqirit në Kampionatin Botëror, është sukses. Që tregon se sporti i dorezave në Shqipëri ka rritje dhe premton të tjera medalje ndërkombëtare.

Më herët, përpara se të shkonte në finale, 17 vjeçari i talentuar  mbas fitores së mrekullueshme me kampionin e evropës në fuqi, spanjollin Rafael Lozano, realizoi një tjetër fitore me sllovakun Vymyslicky Lukas duke u futur në zonën e medaljeve.

Arioli rrjedh nga nje familje me tradita të forta sportive, ai është djali i Ruzhdi Zenelit (mjeshtër i madh), kampionit absolut shqiptar në mundjen klasike në peshat 52, 57 dhe 62 kg në fillim të viteve 1980 deri 1992 me Flamurtarin dhe Partizanin.

Arioli stërvitet nga xhaxhai i tij, Gëzim Zeneli (mjeshtër i madh), 30 vjet trajnier i boksit të Flamurtarit dhe disa vite bashkëtrajnier i ekipit kombëtar së bashku me trajnierin simbol të boksit shqiptar në këto 30 vite, Zef Gjoni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img