Redon Mihana është futbollisti më i ri i Egnatias në Superligë. Rrogozhinasit njoftojnë se 23 vjeçari ka gjetur akordin me klubin për katër vitet e ardhshme.
I huazuar te Dinamo sezonin e shkuar, Mihana ishte në kontakte edhe me Vllazninë, teksa kanë qenë rrogozhinasit që kanë fituar garën për sulmuesin anësor që ka luajtur edhe me Shpresat kuqezi.
Skeda: Redon
Mbiemri: Mihana
Mosha: 28/06/ 1999 (23)
Karriera: Apolonia, Dinamo”.
Kartoni i Mihanës, në fakt, zotërohet nga klubi i Apolonisë, që sezonin e kaluar e huazoi te Dinamo. Mihana kalon përfundimisht tek Egnatia, por Apolonia ruan 50% të kartonin, që do të thotë se klubi fierak do të përfitojë gjysmën e shumës nëse futbollisti rishitet më të ardhmen.