Kukësi-Tirana 2-0(Shënues: Xh. Ovusu 32’, Bytyçi 58’)
Verilindorët e drejtuar nga trajneri Rrahman Hallaçi, një djalë Kukësi i rritur tek Partizani, por që ka luajtur edhe në skuadra të tjera, përfshirë edhe Vllazninë kanë pësuar një transformim rrënjësor gjatë dy javëve të fundit. Dy fitore radhazi, fillimisht në transfertë me Egnatian duke shkaktuar “tërmet” edhe në pankinën rrogozhinase me largimin e tr4ajnerit Shpëtim Duro, dhe sot fitorja tjetër nga Tiranës kampione dhe kryesuese e kampionatit të Superiores, janë dëshmia më e mirë që diçka shumë pozitive po leviz tek Kukësi.
Nga vendi i fundit në tabelën e klasifikimit, tre pikët e marra sot ndaj bardhebluve e ngjisin Kukësin në vendin e shtatë me 22 pikë. Në përballjen e sot, verilindorët e drejtuar nga Hallaçi ishin të përkryer në fushën e lojës, plot dëshirë, mobilizim dhe grintë për të realizuar objektivin e fitores.
Dhe, ia arritën në mënyrën më të mirë, me dy gola të shënuar, nga një për secilen pjesë. Fillimisht ishte Ovusu që pas njnë këmbëngulje në zoën mike godet bukur dhe saktë me kokë. Topi frenohet për momentin nga portjeri tiranas, që e rikthen në lojë, por më përpara ai kishte kaluar vijën fatale.
Nuk ka vendim të menjëhershëm për gol, por nuk vonon dhe arbitri sinjalizon golin kuksian duke ngritur peshë një tifozëri të tërë kuksiane e pranishme në stadiumin “Kukës Arena”. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që ashtu si edhe në pjesën e parë, Tirana këmbëngul për të gjetur golin e barazimit, por është Kukësi që shënon përsëri në minutën e 58-të, këtë radhë me anë të Bytyçit, duke e ngritur në 2-0 avantazhin vendas.
Minutat në vazhdim janë shumë të dyluftuara nga të dyja skuadrat, por gola nuk ka më. Kukësi fiton me meritë me rezultatin 2-0. Luan për vete për t’iu larguar sa më shumë fundit të renditjes, por në të njëjtën kohë, sot fitorja kuksiana ka gëzuar pa masë edhe tifozët shkodranë, të cilët me frenimin e Tiranës kanë mundësinë më të mirë që me një fitore mbrëmjenne së hënës ndaj Erzenit në transferttë të shkurtojnë diferencen me kreun e renditjes.