Thursday, October 24, 2024

Super Shqipëri! Fantastike, kuqezinjtë e mbyllin pjesën e parë me fitore 0-1 ndaj Kroacisë. Euro “Gjermani 2024”

Lexo

Një super Shqipëri ka qënë ajo e pjesës së parë në sfidën shumë të rëndësishme të Euro “Gjermani 2024”. Kroaci-Shqipëri. Pas asaj paraqitje të mirë ndaj Italisë 4 herë kampione e botës, ku u mundën me rezultatin 2-1, kombëtarja e Shqipërisë dhuroi spektakël në pjesën e parë, teksa doli fituese me rezultatin 0 me 1.

Minuta e 11-të e ndeshjes ngriti peshë entuziasmin e tifozërisë kuqezin ju, teksa pas krosit të Asanit nga e djathta, është Qazim Laçi që me zhytjen e tij me kokë brenda zonës kroate shënon golin e avantazhit.

0 me 1 për Shqipërinë, e cila edhe në minutat në vazhdim vijon të luajë mjaft mirë, dhe me rastet e rrezikeshme dhe të pastra për shënim mund ta dyfishonte avantazhin në 0 me 2. Kujtojmë kë tu rastet e Bajramit, Hysajt, Manajt dhe sidomos të Asllanit, në pozicion shumë të volitshëm që bllokohen nga portjeri kroat Livakoviç.

Me vantazhin 0 me 1, Shqipëria e drejtuar me kompetencë nga Sylvinjo shkon në dhomat e zhveshjes në pushimin mes dy pjesëve, me autoriten e një skuadre që kërkon të marrë mtre pikëshin në këtë sfidë shumë të rëndësishme të grupit B duke kërkuar të jetë pretendente për të ecuru me tej në Europian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img