Wednesday, May 15, 2024

Superiore-Dueli i mbijeteses, Egnatia mposht Kastriotin dhe ngjitet në vendin e shtatë në renditje

Lexo

Rrogozhinasit kanë marrë një fitore 2-1 përballë Kastriotit në sfidën e luajtur në “Arena Egnatia”

Sfida e mbijetesës, ajo mes Egnatias dhe Kastriotit është mbyllur me fitoren 2-1 të rrogozhinasve. Në “Arena Egnatia” është zhvilluar një sfidë e ndezur mes dy skuadrave, që po kërkojnë me cdo kusht të largohen nga zona e ftohtë e klasifikimit. Dyluftime të forta në mesfushë dhe shumë pak mundësi shënimi, për të mos thënë fare, në 45 minutat e para, që ka prodhuar një barazim 0-0.

Pjesa e dytë është një tjetër histori, ndërsa rrogozhinasit kanë përfituar një 11-metërsh në minutën e 47-të që është kthyer në gol nga Krasniqi. Krutanët kanë reaguar dhe kanë fituar një 11-metërsh në minutën e 74-ët. Kaina është treguar i saktë nga pika e bardhë duke vendosur barazpeshën 1-1.

Fundi i takimit është emocionues, ka festë për rrogozninasit, të cilët arrijnë të shënojnë golin e fitores në minutën e 90-të. Një top i ardhur nga e djathta e sulmit është shfrytëzuar maksimalisht nga Ademi, i cili ka goditur saktësisht me kokë duke firmosur për 2-1. Një fitore e artë për Egnatian, që tashmë ngjitet në kuotën e 22 pikëve, vendi i shtatë në klasifikim. Kastrioti mbetet në vendin e parafundit me 18 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img