Teuta-Skënderbeu është çifti i parë që ka hapur javën e 19-të të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë Superiore. Takimi ka startuar në orën 16.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit dhe rezultati deri në këto momente që ka përfunduar pjesa e parë është në shifrat 1 me 0 për bregdetarët, me gol të shënuar në minutën e 32-të nga Emiliano Vila .
Skuadrat e kanë nisur ndeshjen me këto formacione:
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Arapi, Kuros, Aleksi, Daja, Avdyli, E.Vila, Bregu, L.Vila, Krasniqi. Trajner: E.Martini
SKËNDERBEU: Dajsinani, Bajrami, Zguro, Meksi, Vitija, Douna, Dumfur, Zhan Viktor, Taipi, Aleksandros Rahim, Pusi. Trajner: M.Memelli.
Për t’u theksuar është se në kampin durrsak ka pasur probleme përpara ndeshjes. Si rezultat i dëmtimit të mbrojtësit Rustem Hoxha në nxemjen e zakonshme përpara ndeshjes, trajneri Martini, ka qënë i detyruar ta zëvendësojë atë me Aleksin. Ndërkohë, në kampin korçar një mungesë e rëndësishme, kjo e detyruar për arsye kartonash, është ajo e Mensah. Por, përpos kësaj, tekniku i ri Migen Memelli që ka marrë drejtimin e korçarëve ka bërë një revolucion duke mos aktivizuar nga minuta e parë Marën, Berishën dhe Falloun, me qëllim prezantimin e një skuadre ndryshe në këtë përballje.
Ky është takimi i parë dhe i vetmi i javës së 19-të Superiores për ditën e sotme, ndërkohë që katër takimet e tjera luhen nesër, që të gjithë me start në orën 14.00.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 19
E shtunë, më 13 shkurt 2021
Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 | Vllaznia-Apolonia