Friday, October 11, 2024

Teuta e nis fazën e tretë me fitore, mund Skënderbeun 2-0 dhe konfirmohet si pretendente për kreun, ndërkohë që korçarët zhyten në fund të renditjes

Lexo

Teuta e ka nisur fazën e tretë me fitore, teksa ka mundur me rezultatin 2-0 Skënderbeun e Korçës. Ndeshja në fjalë është luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, duke pasur si protagoniste Teutën, e cila ishte më dominuese e takimit. Arriti të shënojë dy herë, fillimisht me anë të Emiliano Vilës në minutën e 32-të, i cili shfrytëzoi më së miri një pas nga e majta me anë të Bregut, gol i cili mbylli pjesën e parë me avantazhin e vendave. Durrsakët e drejtuar nga shkodrani Edi Martini vazhduan të dominonin edhe në pjesën e dytë duke kërkuar golin e dytë të qetësisë, që në fakt iu ofrua disa herë, por nga ana tjetër duhet thënë se korçarët që tashmë drejtohen nga Migen Memelli paten mundësi të barazonin rezultatin, por ishin të pafat në rastet e krijuara.

Minuta e fundit e shtesës prej 4 minutave sjell kartonin e kuq për Bajramin e Skenderbeut, dhe në të njëjtën kohë edhe golin e dytë të durrsakëve të realizuar mjeshtërisht nga Erando Karabeci, me një gjuatje që përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Dajsinani i Skenderbeut. Me rezultatin 2 me 0 në favor të Teutës mbyllet e gjithë ndeshja duke konfirmuar durrsakët si pretendentë për kreun, ndërkohë që korçarët zhyten në fund të rënditjes duke iu shtuar së tepërmi rrezikun e qëndrimit në kategorinë Superiore.

Teuta-Skënderbeu, ishte çifti i parë që hapi serinë e takimeve të javës së 19-të të Superiores, ndërkohë që nesër, të shtunën e 13 shkurtit në program janë edhe katër ballafaqimet e tjera me këtë kalendar:

E shtunë, më 13 shkurt 2021

Ora 14:00 | Tirana-Kukësi
Ora 14:00 | Bylis-Laçi
Ora 14:00 | Kastrioti-Partizani
Ora 14:00 | Vllaznia-Apolonia

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img