Monday, November 25, 2024

Superiore Java 21-të/Sot dy duelet e radhës, Vllaznia-Tirana dhe Erzeni-Teuta

Lexo

E planifikuar të luhet në tre ditë, java e 21-të e Kampionatit Kombëtar të futbollit-kategoria Superiore, luan sot dy ndeshjet e radhës, Vllaznia-Tirana dhe Erzeni-Teuta. Ndërkohë, dje, u luajtën dy takimet e para, Laçi-Egnatia 0-1
dhe Kukësi-Kastrioti 1-0, për t’u mbyllur të hënën me çiftin e fundit, të ditës së hënë, Bylis-Partizani.

Natyrisht që vemendja kryesore e ditës së sotme është e përqëndruar në Shkodër, kur në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet kryesfida e kësaj jave, klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana. Një ndeshje që në fakt, sipas kalendarit duhej të luhej në kryeqytet, por duke u nisur nga një marrëveshje mes dy klubeve përkatëse, për shkak të punimeve në stadiumin “Loro Boriçi” u pat spostuar në Tiranë dhe tashmë ajo transfertë kompensohet me luajtjen në shtëpi të Vllaznisë.

Përballen vendi i parë me të dytin, Tirana kryesuese dhe Vllaznia e dytë, gjë që ka bërë që interesimi të jetë në kulmin e të dy kampeve përkatëse, sidomos në atë kuqeblu ku pritet një rekord tifozësh.

Në të njëjtën orar, atë 16:00 të duelit Vllaznia-Tirana, në “Niko Dovana” të Durrësit luhet një tjetër ndeshje interesante. Është derbi durrsak, Erzeni-Teuta, shijaksit që luftojnë për zonën europine dhe durrsakët, për momentin në kufijtë e mbijetesës.

Jjava e 21-të e Abissnet Superiore


E shtunë
Laçi-Egnatia 0-1
Kukësi-Kastrioti 1-0

E diel
Tirana-Vllaznia 16:00
Erzeni-Teuta 16:00

E hënë
Bylis-Partizani 13:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img