Sunday, May 19, 2024

Superiore-Java e 15-të/Sot 3 ndeshje, spikasin dy derbi, ai verior Vllaznia-Kukësi dhe i kryeqytetit Partizani-Tirana

Lexo

Java e 15-të e Kategorisë Superiore filloi dje me dy ndeshjet, Laçi-Kastrioti 2-0 dhe Dinamo-Skënderbeu 0-0 dhe vijon sot me tre ndeshjet e tjera, Vllaznia – Kukësi, Teuta – Egnatia, Partizani – Tirana. Dy duelet e para luhen në orën 16.45, ndërsa, derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana në 19.45.

Sa i përket derbit verior mes shkodranëve dhe kukësianëve, sfida në fjalë pritet me shumë interesim nga tifozëria shkodrane, ndërkohë që një interes po aq të madh ka edhe në kampin kukësian.

Miqtë, janë bërë si të shtëpisë, pasi duke mos pasur akoma të gatshëm stadiumin e tyre “Kukës Arena”, kanë luajtur disa ndeshje në “Loro Boriçi”. Dhe, madje, falë rezultateve pozitive që kanë regjistruar, kanë të drejtë ta quajë me fat stadiumin e Shkodrës.

Por, sot, pritet që fati të mos jetë me to, sepse kanë përballë skuadrën vendase që pritet të mbështetet nga një tifozëri më e madhe në numër nga të gjitha ndeshjet e mëparshme. Kjo, edhe për faktin, se burime pranë grupimeve të tifozëve kuqeblu kanë marrë një nisëm për një bashkim dhe unifikim të të gjitha grupimeve të fansave kuqeblu për të qënë sa më të shumtë në brohoritjet e tyre ndaj sskuadrës së zemrës Vllaznia.

Në të njëjtin orar me Vllaznia-Kukësi, atë 16.45, luhet në “Elbasan Arena” edhe ballafaqimi tjetër, ku kampionët durrsakë të drejtuar nga trajneri Edi Martini presin Egnatian.  Ndërkohë, që sfida e orës 19.45 në “Air Albania”, mes dy skuadrave kryeqyetase, Partizani-Tirana, si gjithnjë ka marrë vemendjen më të madhe të tifozërive të të dyja skuadrave, të cilat me dekorin e kuq dhe bardheblu të ngjyrave të klubit, pritet ta bëjnë edhe më interesante këtë ndeshje.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img