Monday, November 25, 2024

Superiore-Java e 21-të në analizën e specialistit të futbollit, Shkëlqim Muça

Lexo

Për specialistin e futbollit dhe analistin e përhershëm në emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Java e 21-të e Abissnet Superiore i ka thënë të gjitha. Kjo, pasi duelet, qoftë për mbijetese dhe për titull kanë dhënë rezultate interesante duke tronditur pozitat e kreut të klasifikimi si dhe atë të largimit nga kategoria Superiore. Më së shumtmi, tre kanë qënë fushat që kanë turbulluar situatën, ajo e Kamzës ku fitorja e krutanëve ndaj kryesueses Tirana, i jep shpresë Kastriotitr për mbijetese, por rihap garën për titull, kur jo shumë larg në distancë kilometrike, Laçi teksa mposht Kukësin i afrohet Tiranës me tre pikë në vënd të dytë, ndërkohëjo vetëm që sfida e mbijeteses mes Egnatias dhe Skënderbeu fitohet nga rrogozhinashit. Pa lënë mënjanë edhe dy sfidat e tjera, sidomos ajo e kryeqytetit Partizani-Vllaznia me barazimin që mbeten të pakaqur të dyja skuadrat, si dhe fitorja e kthesës për Teutën që mund Dinamon duke e spostuar në fund të renditjes. Më poshtë, të ndjekim analizën e Muçës për takimet në fjalë.

Partizani-Vllaznia 1-1: “Ishte një ndeshje e barabart për aq minuta sa forcat ishin të barabarta në fushë. Dalja me karton të kuq e lojtarit të Vllaznisë e prishi ndeshjen. Mendoj se gjykimi i arbitrit ndikoi në mbarëvajtjen e ndeshjes. Vllaznia është më e konsoliduar në aspektin e lojës, ndërsa Partizani është akoma më i paqartë. Akoma nuk është harmonizuar, por ka dëshirë. Shkodranët lëvizën më mirë në fushë, më mirë se Partizani, por vendimet e arbitrit ndikuan te mbarëvajtja e ndeshjes”.

Kastrioti-Tirana 2-1: “Tirana nuk iu përgjigj agresivitetit. Ishte një ndeshje e rëndësishme për Kastriotin dhe dihej që do të ishte një ndeshje agresive, Tirana duhet ta kishte parashikuar. Jo se trajneri nuk e kishte parashikuar, por lojtarët nuk iu përgjigjën. Bardheblutë iu nënshtrua lojës së fortë fizike të krutanëve. Kastrioti bëri lojën e tij. Bardheblutë kur humbasin agresivitetin bëhen një skuadër normale”.

Laçi-Kukësi 3-0: “Është krijuar frymë optimizmi, skuadra funksionon, lojtarët japin maksimumin. Laçi e meritoi fitoren, Kukësi nuk ishte fare në fushë, kjo dhe për meritë të kurbinasve. Kishte mangësi në sulm, por me ato raste që krijuan morëm maksimumin. Me pak fjalë Laçi ishte dominues në fushë, fitoi me meritë”.

Teuta-Dinamo 1-0: “Teuta nuk më pëlqeu për ndonjë paraqitje shumë të mirë. Goli ndoshta ndikoi te loja e durrsakëve, duke qëndruar mbrapa për të administruar rezultatin. Dinamo u përpoq, bëri ndeshje që futet te të mirat, por mosfinalizimi është një problem. Gjithashtu, la shumë hapësira mbrapa, pavarësisht se Teuta nuk i shfrytëzoi”.

Egnatia-Skënderbeu 2-0: “Egnatia mori një fitore shumë të rëndësishme. 10-15 minutat e para,  shumë të mira për rrogozhinasit, më pas Skënderbeu mori lojë. Ishte një fitore shumë e rëndësishme, por ka akoma shumë ndeshje deri në fund, do të jetë një garë e hapur mes këtyre skuadrave për mbijetesë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img