Kampionati Kombëtar i futbollit për Kategorinë Superiore luan javën e 24-të në tre ditë. Çifti i parë që ofron emocionet e kësaj jave është derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, takim ky që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin konmbëtar “Air Albania” të Tiranës duke filluar nga ora 19; 45.
Sfidat e tjera të kampionatit shqiptar do të rikthehen të luhen ditën e hënë me 3 takime. Dy sfidat e para të kësaj ditë, Egnatia-Teuta, Kastrioti-Laçi do të luhen në orën 13:45, ndërsa Kukësi-Vllaznia në orën 16:45.
E marta e 8 marsit, është rezervuar për betejen shumë të rëndësishme të mbijeteses që pritet të zhvillohet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës në mes Skënderbeut vendas dhe Dinamos mysafire. Sfida në fjalë që mbyll edhe Javën e 24-të e Superligës do të fillohjë të luhet që nga ora 16:45.
Sa i përket përballjes, Kukësi- Vllaznia, kuqeblutë vijnë në këtë sfidë pas fitores plot mund ndaj Dinamos me rezultatin 2-1. Një ndeshje kjo që përpos etheve të shumta që shoqëruan fundin e takimit, krijoi probleme për kampin kuqeblu duke lënë pasoja në lidhje me mungesën e tre titullarëve për sfidën e radhës.
“Sëmundja” e kartonëve ishte e pranishme edhe në këtë sfidë, kur një karton i Adilit i marrë në fushën e lojës, dhe një tjetër e verdhë absurde për Gurishtën që ishte në stol për shkak të hedhjes së një topi të dytë në fushë gjatë minutave të fundit të ndeshjes, i ka penalizuar këto dy futbollistë të luajnë ndaj Kukësit.
Ndërkohë, mesfushori Floart Jonuzi, me dëmtimin e marrë në përballjen me Dinamon I shtohet infermierisë, aty ku është është që prej javës së klauar edhe braziliani Da Silva duke e çuar në katër numrin e mungesave të Vllaznisë në sfidën e së hënës me Kukësin. Krahas të tjerave, sfida Kuëksi-Vllaznia vlen direkt për vendin e tretë në renditje. Kjo, pasi në mbyllje të javës së 23-të, Vllaznia dhe Kukësi janë në të njëjtën pozitë pikësh në tabelën e klasifikimit, duke ndarë vendin e tretë dhe të katërt me nga 38 pikë.