Janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 27-të të Superiores së futbollit shqiptar, Kastrioti-Kukësi dhe Skenderbeu-Tirana. Në sfidën e parë ka befasuar paraqitje e Kukësit, i cili pas shtatë ndeshjes pa fitore arrin të marrë një tre pikësh shumë të rëndësishëm. Nuk bëhet fjalë për ndonjë fitore me përmasa titulli, por këtë radhë, falë pozicionit të vështirë në tabelë, në rast se humbnin përsëri, kukësianët rrezikonin seriozisht qëndrimin në Superiore. Me dy gola të Ezesë, përkatësisht në minutat 50’ dhe 60’ si dhe një të Lulajt 71’, Kukësi i drejtuar nga Mirel Josa dalin fitues me rezultatin 0 me 3.
Ndërkohë, sfida tjetër, Skenderbeu-Tirana, edhe ajo e një rëndësie të madhe, korçarët në luftë për mbijetesen dhe bardheblutë në rritje duke kërkuar Europën, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0 me 0.
Java e 27-të e Superiores vazhdon me sfidat e tjera, ndër të cilat ajo e orës së 16.00 të pasditës së sotme, Laçi-Vllaznia konsiderohet kryendeshja e javës, pasi përballen dy skuadra pretendente për titullin kampion.