Me tre duelet e sotme, ku i fundit ishte në mbrëmje mes Tiranës dhe Egnatias, përfshirë edhe ato të ballafaqimeve të ditës së djeshme, është mbyllur java e 29-të e kategorisë Superiore.
Një javë që foli e tëra në favor të Tiranës, pasi falë pikëve të humbura nga skuadrat rivale, bardheblutë i janë shkëputur 5 pikë, Partizanit të vendit të dytë, si dhe 11 pikë, Egnatias dhe Vllaznisë, që mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta.
Për njërën nga rivalët, atë të skuadrës rrogozhinase, mendoi vetë Tirana, duke e mundur në sfidën direkte me rezultatin 2 me 1. Ndërkohë, që ndjekësi më i afërt, Partizanin u mund në transfertën e Laçit, 3-2.
E papërfituar nga kjo javë doli edhe Vllaznia, e cila pati shansin e artë, që me një fitore tre pikëshe ndaj Kukësit në transfert, të parakalonte Egnatian e vendit të tretë dhe t’i afrohej edhe më shumë Partizanit që mban vendin e dytë. Por, barazimi 0-0 në “Kukës Arena” e la Vllazninë në vendin e katërt me pikë të barabarta me Egnatian.
Ai që ka përfituar këtë javë është Laçi, i cili me fitoren ndaj Partizanit, ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë, 3 më pak sesa Egnatia dhe Vllaznia, duke u futur në “valle” për Europën.
Erzeni dhe Teuta, mbajnë mesin e artë të renditje, duke u renditur në vendin e gjashtë dhe të shtatë me 38 dhe 36 pikë. Ndërkohë, që në zonën e ftohtë të renditjes, mbeten Teuta, Bylis dhe Kastrioti, që mbajnë vendet e 8, 9, 10. Me Teutën që është më e favorizuar pasi ka 35 pikë, ndaj Bylisit dhe Kastriotit me nga 30 dhe 28 pikë.
Rezultatet e ndeshjeve të javës së 29-të të Superiores
Erzeni-Kastrioti 0-0, Bylis-Teuta, 2-2, Kukësi-Vllaznia 0-0, Laçi-Partizani 3-2, Tirana-Egnatia 2-1
Më poshtë, tabela klasifiimit e Superiores-Java e 29-të