Sunday, September 8, 2024

Superiore, Java e 7-të. Sot, luhen dy ndeshje: Egnatia dhe Teuta dhe Skënderbeu-Partizani

Lexo

Diten e sotme do te luhen dy nga takimet e javes se 7-te te “Abisnet Superiore”. Do te luhet ne aksin Rrogozhine-Korçe ne dy orare te ndryshme.

Fillimisht do te vihen perballe njera-tjetrës Egnatia dhe Teuta. Ne “Demrozi Stadium” sfida do te startoje ne oren 14:00,ku dy ekipet do te synojne vetem fitoren. Vendasit kerkojne 3 piket ne shtepi per te mos rrezikuar vendin e pare ne tabelen e klasfikimit,ndersa nga ana tjeter durrsaket i synojne per t’ju larguar fundit te klasifikimit. Perballe gjithashtu do te vihen Edlir Tetova dhe Edi Martini.

Nderkohe ne oren 16:30 e gjithe vemendja do te jete ne Korçe,ku ne stadiumin “Skenderbeu” do te luhet nje tjeter duel mjaft spektakolar. Ne fushe do te zbresin Partizani dhe Skenderbeu qe do te perplasin “briret” per 3 piket e kesaj jave. Demat synojne vendet e kreut dhe fillimisht deshirojne te jene pjese e “Final-Four”, ndersa korçaret tentojne nje tjeter triumf per t’u “gozhduar” ne nje nga vendet e “Final-Four”.

Ndeshjet e sotme-Abissnet Speriore, java e 7-të

EGNATIA-TEUTA ORA 14:00

SKËNDERBEU-PARTIZANI ORA 16:30

Fatos LAMAJ

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img