Thursday, May 16, 2024

(Video) Tërbuni entuziasmon tifozërinë pukjane, mund Shënkollin 5-0. Shënojnë: Gjini, Filipi dhe Kaçubela

Lexo

Tërbuni-Shënkolli  5-0

(Shënues: Linares(aut. 17’), Gjini 40’, Filipi 50’, 70’, Kaçubela 64’)

Tërbuni-Shënkolli, ndeshje kjo për llogari të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së dytë ka prodhuar pesë gola. Që të pestë janë shënuar në portën mike duke fiksuar rezultatin e thellë 5 me 0 në favor të skuadrës pukjane.

Duke qënë ndeshja e parë në shtëpi për sezonin e futbollistik, tifozëria pukjane nuk ka nguruar ta mbushë stadiumin “Ismail Xhemali”. Dhe, skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ia ka shpërblyer, jo vetëm me fitore tre pikëshe, por edhe me një lojë shumë të mirë.

Goli i parë ka ardhur në minutën e 17-të, ku si rezultat i presionit të Tërbunit, Linares shkakton autogol në portën e Shënkollit. Nuk shkon gjatë, por vetëm pesë minuta dhe shkodrani Jurgen Gjini dyfishon shifrat në 2 me 0, rezultat që mbyll pjesën e parë në favor të Tërbunit.

Kur pritej një reagim i skuadrës mike për të gjetur golin e rihapjes së takimit, pjesa e dytë është përsëri nën kontrollin e Tërbunit, e cila jo vetëm që nuk e lejon Shënkollin të bëjë një gjë të tillë, por shënon shumë shpejt, në të 50-tën minutë me Anderson Filipin duke e çuar në 3-0 avantazhin.

I katërti sipas radhës në portën e Shënkollit është goli i shënuar nga Vildan Kaçubela në minutën e 64-t. Me disavantazhin 4-0, tashmë miqtë duken të dorëzuar. Por goditjen e fundit ia goli i pestë që mban përsëri firmën e Anderson Filipit, i dyti personal në këtë ndeshje.

Kjo është fitorja e parë për Tërbunin në dy javë kampionat, pasi në javën e parë regjistroi barazim 1-1 në transfertë me Gramshin. Fitorja ndaj Shënkollit, natyrisht që ka entuziasmuar pa masë tifozërinë pukjane, por nga ana tjetër, nga ana e tyre kërkohet që skuadra e tyre e zemres të vijojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e tjera, dhe sidomos ndaj skuadrave rivale në mënyrë që objektivi I rikthimit në kategorinë e parë të mos vihet në diskutim.

(Video: Pamje nga ndeshja Tërbuni-Shënkolli, 5-0. Kategoria e dytë, grupi A me shënues, Gjinin, Filipin dhe Kaçubelen)

Gani PEMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img