Pas një pushimi rreth dy javor të ndeshjeve zyrtare, kategoria Superiore e futbollit shqiptar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 9-të. Në fakt, duelet e Superiores nisin që nesër me ndeshjen e prapambetur të derbit kryeqytetas, Partizani-Tiranë, ndërkohë që të shtunën, të dielën dhe të hënën janë në program pesë përballjet e javës së nëntë të Superiores.
Ato nisin me sfidën Skënderbeu-Vllaznia, takimi i parë që hap javën e nëntë, i cili do të luhet në stadiumin korçar “Skënderbeu” pasditën e së shtunës duke nisur nga ora 17:00.
Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për Vllazninë, e cila po kalon një situatë aspak të mirë kur kemi parasysh se në tetë javët e mëparshme, nga 24 pikët e mundshme ka grumbulluar vetëm 8-të të tilla duke u pozicionuar jashtë katër skuadrave të para finaliste, në vendin e shtatë me 8 pikë.
Ndaj, kjo përbazllje me korçarët që vijnë nga kategoria e parë e sezonit të kaluar është e një rëndësie të madhe, ku drejtuesit e klubit kërkojnë patjetër tre pikëshin, pasi në rast të kundërt situara rëndohet edhe më shumë në kampin kuqeblu. Tekniku Migen Memelli, ka vijuar intensivisht përgatitjet gjatë periudhës së ndërprerjes së kampionatit, gjatë të cilën do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme që ka në dispozicion.
Por, parë në tërësi, situata nuk duket shumë optimale, pasi skuadrës vazhdojnë t’i mungojnë titullarët, qoftë për dëmtime por edhe për penalizime kartonash. Për të këtë të fundit, të konfirmuara janë mungesat e Krymit dhe të Smajlit, ku me kartonët e marrë ndeshjen e kaluar me Tiranën kanë plotësuar numrin e duhur dhe sipas rregullores nuk mund të aktivizohen në ndeshjen e radhës.
Por, dyshes Krymi-Smajli i shtohen edhe futbollistët e tjerë me problem dëmtimesh, duke nisur nga portjeri Qarri, mbrojtësit Asani dhe Spahia, si dhe sulmuesi Brazilian Bruno Gomesh. Ndonëse në ndeshjen e kaluar u aktivizua në sfidën kundër Tiranës, problem me dëmtimin ka edhe mbrojtësi Ersin Hakaj, i cili ka rindjerë një shqetësium në pulpë duke rrezikuar serisht mundësinë e aktivizimit ndaj Skënderbeut. Në të tilla kushte, situata e pragndeshejs me Skënderbeun nuk duket shumë optimale. Megjithatë, duhet pritur deri në përfundimin e seancës së ditës së premte për të parë realisht, nëse ndonjë nga të dëmtuarit mund të marrin OK nga stafi mjekësor.
Kalendari i javës së 9-të Abissnet Superiore
Të enjten
Partizani-Tirana, ora 19:00(Ndeshje e prapambetur)
Të shtunën
Skënderbeu-Vllaznia, ora 17:00
Të dielën
Kukësi-Laçi, ora 14:00
Dinamo-Teuta, ora 17:00
Të hënën
Tirana-Egnatia, ora 14:00
Erzeni-Partizani, ora 17:00