Është mbyllur java e 7-të e “Abissnet Superiore” me dy sfidat e luajtura të dielën, me Partizanin që fiton në Vlorë, ndërsa Vora surprizon Elbasanin në “Elbasan Arena”.
Në stadiumin “Flamurtari”, gjithçka u vendos nga një autogol i Lorenc Trashit, ish-kapiteni i të kuqve, tani në radhët e skuadrës vlonjate, i cili në minutën e 62-të në tentativë për të larguar një top në zonë e dërgoi atë në rrjetë. Në këtë sfidë protagonist ishe edhe VAR, që anuloi dy gola për vlonjatët dhe një 11-metërsh për të kuqtë. Partizani gjen fitoren e dytë në këtë sezon, ashtu si në javën e parë përballë Vorës, me një autogol.
Në “Elbasan Arena”, Vora bën përmbysjen e madhe përballë Elbasanit duke fituar me rezultatin 2-1. Në një ndeshje të luftuar dhe pa gola në pjesën e parë, verdhezinjtë arritën të zhbllokojnë sfidën me anë të Qoses në minutën e 54-ët, por vorakët arritën ë përmbysin gjithçka me golat e Dakës 64-ët dhe Karricës 86-të duke marrë tri pikë shumë të vlefshme në një transfertë të vështirë.
Rezultat e dy ndeshjeve të sotmenukj ndryshuan asgjë në skuadrat e kreut duke lënë në vend të parë Vllazninë me 16 pikë. Më pas, Egnatia e dyta me 14 pikë, Teuta, Elbasani dhe Dinamonë vend të tretë, katërt, pestë me pikë të barabarta, nga 11-të të tillë.
Vora mbetet e gjashta, por me tre pikët e marra ndaj Elbasanit ngjitet në kuotën e 10-pikëve. Ngjitje shënon edhe Partizani, ku tre pikëshi i marrë në Vlorë e çon në vendin e shtatë me 7 pikë.
Bylis dhe Tirana mbesin në vend të tetë dhe të nëntë me nga 6 pikë, ndërkohë q ëmbyll tabelën Flamurtari me vetëm 2 pikë.
Rezultatet Javës së shtatë të Superiores
Dje
Bylis – Vllaznia 0-1
Tirana – Teuta 0-0
Egnatia – Dinamo City 0-0
Sot
AF Elbasani – FK Vora 1-2
Flamurtari – Partizani 0-1



