Kategoria e Parë ka luajtur pasditen e sotme 6 ndeshjet e javës së 7-të. Kryesuesit e tabelës së klasifikimit, Skënderbeu i Korçës merr një fitore të çmuar 1-0 në transfertën e Gjirokastrës përballë Luftëtarit vendas. Po kështu, në transfertë fitojn edhe Laçi përballë Kukësit dhe në të njëjtën kohë Burreli merr një fitore të çmuar 2-1 në transfertë përballë Apolonisë, ndërsa Korabi ka mposhtur Lushnjën në shtëpi me rezultatin 2-0. Ndërkohë, në barazim 1-1 janë mbyllur sfidat Besa-Pogradeci dhe Kastrioti-Iliria.
Tabelën e klasifikimit të Kategorisë së Parë e kryeson pas shtatë javësh e kryeson Skënderbeu me 19 pikë, 6 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Laçi që mban i vetëm vendin e dytë. Iliria dhe Burreli janë më pas me nga 11 pikë të grumbulluara, ndërsa ndiqen nga Korabi me 10 pikë.
Pogradeci nuk ka qenë brenda pritshmërive, ndërsa regjistron 9 pikë, po aq sa edhe Apolonia. Lushnja dhe Luftëtari vijojnë më pas si vend i tetë dhe nëntë. Besa, Kastrioti dhe Kukësi janë me nga 4 pikë në fundin e tabelës.
Rezultatet e javës së gjashtë të Kategorisë së Parë:
LUFTËTARI 0–1 SKËNDERBEU
84′ Tajo
KUKËSI 0–3 LAÇI
63′ Myrta, 70′ Tresa, 72′ Nërguti
APOLONIA 1-2 BURRELI
54′ Umejiego – 39′, 72′ Rrapi
BESA 1-1 POGRADECI
49′ Beqja – 16′ Greca
KASTRIOTI 1–1 ILIRIA
15′ Hoxha – 77′ Pjetraj
KORABI 2–0 LUSHNJA
10′ Uollis, 58′ Reçi



