Sunday, January 18, 2026

Superiore-Sot dy duelet, Dinamo City – Flamurtari 15:30, Vllaznia – AF Elbasani 19:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

E nisur mbrëmjen e djeshme me derbin kryeqytetas, Partizani-Tirana, takim i fituar nga bardheblutë me rezultatin 0-3, java e gjashtë e “Abisnet Superiore” vijon ditën e sotme me dy ndeshjet e radhës.

Vëmendja e tifozëve shqiptarë do të jetë në Tiranë dhe Shkodër.

Në “Selman Stërmasi” do të përplasin brirët mes tyre Dinamo dhe Flamurtari, duel ky që do të startojë në orën 15:30.

Një duel shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat, ku ekipi i Ilir Dajës do të tentoj vazhdimësinë, ndërsa kuqezinjtë do të hyjnë në fushë vetëm për tre pikët për të siguruar edhe fitoren e parë sezonale.

Nga krahu tjetër në “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia-Elbasani.

Një tjetër duel i rëndësishëm dhe shumë i veçantë. Shkodranët dhe elbasanasit do të luftojnë kokë më kokë për  triumfin,gjë e cila do tu jepte edhe vendin e parë në kampionat.

Aktualisht ekipi i Ivan Gvozdenoviç kryeson me 11 pikë,1 më shumë se kuqeblutë.

Dy takimet e fundit të javës së 6-të janë programuar të dielën. Vora – Egnatia do të luhet në orën 14:00 në Laç, ndërsa Teuta – Bylis në “Niko Dovana” në orën 17:00.

Abissnet Superiore – JAVA 6

Dje, e premte, më 3 tetor
Partizani – Tirana   0-3

Sot, e shtunë, më 4 tetor

Dinamo City – Flamurtari              15:30
Vllaznia – AF Elbasani                    19:00

Nesër, e diel, më 5 tetor
Vora – Egnatia                                 14:00
Teuta – Bylis                                     17:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img