Tirana-Laçi, është çifti i fundit që mbyll javën e shtatë të kategorisë Abissnet Superiore. Ndeshja në fjalë do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit duke filluar nga ora 14:00.
Bardheblutë e drejtuar nga tekniku Shehi, që vijnë pas humbjes me Erzenin, patjetër kërkojnë pikët e plota në këtë sfidë. Por, nga ana tjetër edhe kurbinasit që në këtë ndeshje kanë në stol trajnerin Mirel Josa të emërusr vetëm një ditë më parë, sunojjë të njëjtën gjë.
Është kjo arsyeja që përballja në fjalë pritet të jetë shumë interesante, ku me të dy ekipet që kërkojnë pikët e plota, cilësia në fushën e lojës është e garantuar.
Pardje
Egnatia-Teuta 0-1
Skënderbeu-Partizani 1-0
Dje
Kukësi-Erzeni, 2-1
Dinamo-Vllaznia, 1-1
Sot
Tirana-Laçi, ora 14:00