Monday, May 20, 2024

Basketbolli, gati për nisjen e sezonit. Shorti përcakton kalendarin e kampionatit. Java e parë: Vllaznia femra e nis në transfertë me Teutën, ndërsa Vllaznia meshkuj pret Skënderbeun në shtëpi

Lexo

Ekipet konkuruese në kampionatet kombëtare të basketbollit për femra dhe meshkuj, kategoria Superiore, mësuan sot kundërshtarët e tyre për sezonin sportiv 2023-2024. Në shortin e hedhur pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në prani të sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, Korab Llazani, java e parë ka fiksuar përballje interesante.

Kështu, Vllaznia e basketbollit femra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj do të jetë mysafire në Durrës për t’u ndeshur me Teutën vendase. Ndërkohë, që tre çiftet e tjera të kësaj jave, janë Partizani-Studenti,  Elbasani-Barleti dhe Flamurtari-Tirana.

Sa i përket Superligës së basketbollit meshkuj, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajner Damian Bekteshi  do ta nisë kampionatin me një ndeshje në shtëpi. Vllaznia do të presë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” duke pritur Skënderbeun e Korçës. Në takimet e tjera të kësaj jave për kategorinë e meshkujve, kalendari është ky: Partizani MCN –Elbasani, Kamza –Flamurtari, Teuta –Beslidhja  dhe  Apollonia-Tirana Neptun.

Në pritje të startit të kampionati që në fakt është paralajmëruar të nis me 8 tetor, por  që akoma nuk është zyrtariazuar data e saktë, dy ekipet e Vllaznisë për femra dhe meshkuj vazhdojnë me përkushtim përgatitjet  në pllatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Për ekipin e meshkujve, pozitive ishte edhe miësorja e luajtur me ekipin malazez, Shushanj i Tivarit, gjatë së cilës trajneri Bekteshi pati rastin të testojë skuadrën, dhe sidomos basketbollistin amerikan i ardhur së fundmi në skuadër. Edhe pse dy trajnerët kuqeblu, Gjeçaj i femrave dhe Bekteshi i kanë bërë llogaritë me lojtarët që kanë në dispozicion, deri ditën e nisjes zyrtare të ndeshjeve të kampionatit, janë në pritje të ndonjë përforcimi tjetër në radhët e tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img