Apolonia U21-Vllaznia U21 0-5
(Shënues: Musaraj 15’, 44’, 77’, Osmani 43’, Maliqi 73’)
E mërkurë, 8 shkurt 2023, ora 13:00, Stadiumi “Loni Papuçiu” qytetit të Fierit
Apolonia: Bushi, Bocova, Goga, Backa, Mero, Behaj, Dimo, Kalus, Omeri, Khalid, Troka. (U aktivizua: Gega)
Vllaznia: Shkoza, Pusi, Delaj, Dulaj, Osmani, Bizi, Xhilaj, Pjeshka, Peku, Musaraj, Bushaj(U aktivizuan: Bunjaj, Troshani, Maliqi, Rrustemi). Trajner: Elvis Plori.
Vllaznia e kategorisë Superiore, U21, ka shkëlqyer sot në ndeshjen e javës së 14-të teksa ka mundur në transfertë Apoloninë e Fierit me rezultatin 0-5. Një ndeshje kjo e dominuar tërësisht nga skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Elvis Plori, me tre gola të shënuar në pjesën e parë si dhe dy në të dytën.
Për t’u theksuar është paraqitja fantastike e futbollistit Rigers Musaraj, i cili në këtë ndeshje arriti të shënonte plot tre gola. Rrjeta e parë e Musarajt, ka ardhur në minutën e 15-të, për të vijuar me golin e dytë shënuar në minutën e 44-të, ndërkohë që goli i tretë është shënuar në minutën e 77-të.
Dy golat e tjerë që plotësuan fitoren e thellë të Vllaznisë me rezultatin 0-5, janë shënuar nga Osmani në minutën e 43-të si dhe Maliqi në të 73-tën minutë.
Po sot, për kategorinë e Superiores U-21, janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera, ku Korabi mundi Teutën 2-0 dhe Egnatia sfidoi Tiranën duke e mundur, 4-2.
Pas javës së 14-të, Vllaznia është në vendin e dytë me 28 pikë, vetëm dy pikë larg Bylisit kampion në fuqi që kryeson kampionatin. Pas Vllaznisë U21, renditet Dinamo me 27 pikë dhe Kukësi me 20 pikë.