Friday, April 19, 2024

Mbyllet java e 20-të e Superiores, nisin emocionet e javës së 21-të. Të dielen, ora 16:00, në “Loro Boriçi”, klasikja, Vllaznia-Tirana.

Lexo

Me tre ndeshjet e së martës si dhe dy të tjerat të luajtura dje, është mbyllur java e 20-të e kategorisë Abissnet Superiore. Rezultatet e regjistruara në pesë çiftet përkatëse kanë sjellë lëvizje në tabelën e klasifikimit.

Sidomos, rezultatet e dy sfidave të orës 16:00, Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Bylis, shënuan ngritje dhe uljeve të skuadrave përkatëse në tabelën e klasifikimit. Fitorja e Vllaznisë ndaj Kukësit në “Loro Boriçi” e katapulton skuadrën shkodrane në vendin e dytë të renditjes me 31 pikë, duke qënë 6 pikë larg Tiranës kryesuese.

Ndërkohë, me humbjen e pësuar në Shkodër, Kukësi zbret në vendin e parafundit me 22 pikë, vetem 2 më shumë se Kastrioti që mbyllë tabelën me 20 pikë. Tre pikë të rëndësishme ishin edhe ato të durrsakëve të marra ndaj ballshiotëve të Bylisit, të cilat e largojnë nga zona e mbijeteses duke i pozicionuar në vendin e shtatë me 24 pikë duke zbritur Bylisin në vendin e tetë.

Në atmosferën e këtyre rezultateve të javës së 20-të, nisin menjëherë edhe emocionet e javës së 21-të, e cila është planifikuar të luhet në fundjavë, e shtunë dhe e dielë. Javë, kjo e cila përballë duele shumë interesante, të cilat kulmojnë me superndeshjen e së dieles, Vllaznia-Tirana. Një ndeshje, e cila sipas kalendarit të mëhershëm duhej të luhej në kryeqytet, por për shkak se ndeshja e fazës së dytë që duhej të luhej në “Loro Boriçi” u luajt në Tiranë, tashmë edhe pse bardheblutë janë pritës, sfida në fjalë do të luhet këtë të diele në Shkodër.

Padyshim, që është ndeshja më e rëndësishme të javës së 21-të, jo vetëm se përballen vendi i parë me të dytin, por edhe për atë se është një klasike e futbollit shqiptar, të cilat historikisht, sa herë janë ndeshur kanë dhuruar spektakël.

Kalendari i javës së 21-të të Superiores:

E shtunë
Laçi-Egnatia Ora 13:00
Kukësi-Kastrioti Ora 13:00

E diel
Bylis-Partizani 13:00
Tirana-Vllaznia 16:00
Erzeni-Teuta 16:00

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img