Abissnet Superiore, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së pestë. Sektori i garave pranë FSHF-së ka përcaktuar që ndeshjet do të luhen të shtunën me tre çifte dhe të dielën me dy të tjerë.
E shtuna e 27 shtatorit ka në program, tre ndeshje: Bylis – Partizani ora 16:00, Tirana – Dinamo ora 16:00, Elbasani – Teuta ora 19:00.
Të dielën, janë rezervuar dy ndeshjet e fundit të kësaj jave. Vllaznia pret Vorën në stadiumin “Loro Boriçi” dhe Flamurtari pret Egnatian, sfida këto të planifikuara për të nisur nga ora 19:00.
Kalendari i ndeshjeve të Javës së pestë të Superiores
E shtunë, 27 shtator
Bylis – Partizani ora 16:00
Tirana – Dinamo ora 16:00
Elbasani – Teuta ora 19:00
E dielë, 28 shtator
Vllaznia – Vora ora 19:00
Flamurtari – Egnatia ora 19:00



