Thursday, September 19, 2024

Superiorja, gati për start. Dinamo-Egnatia dhe Teuta-Bylis drejtpërdrejt në RTSH

Lexo

Kategoria Superiore ngre sot siparin e edicionit të 86-të dhe do te jetë kampionia në fuqi, Egnatia që do të çel ndeshjen e parë përballë Dinamos. “Elbasan Arena” do të jetë stadiumi ku Egnatia nis mbrojtjen e titullit historik të fituar sezonin e kaluar përballë Dinamo City.

Magjia dhe emocionet e ndeshjeve do të transmetohen ekskluzivisht në RTSH Sport dhe RTSH2 në ekranin e të gjithë shqiptarëve pa pagesë.

Sot më 18 gusht do të luhen dy ndeshje në orën 20.00, konkretisht Dinamo-Egnatia që do të transmetohet në RTSH Sport dhe Teuta-Bylis që do të transmetohet në RTSH2.

Kategoria Superiore sjell emocionet e futbollit shqiptar drejtpërdrejt në ekranet tuaja, ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar, shtëpinë e vetme të futbollit. Sportdashësit nuk do të humbasin asnjë moment nga përballjet më të zjarrta të kampionatit, teksa skuadrat zbresin në fushë për të nisur garën për titullin e kampionit.

RTSH do të transmetojë për tre sezonet e ardhshme kampionatin Kategoria Superiore, duke përfshirë edhe Final 4, Kategorinë e Parë, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë. Kategoria e Parë do të nisë më 24 gusht.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img