E nisur të dielen me dy përballjet, Kukësi-Kastrioti(4-0) dhe Vllaznia-Teuta(4-2), Kategoria Superiore e futbollit shqiptar ka vijuar të hënën edhe tre duelet e tjera të Javës së 20-të , Laçi-Dinamo(1-0), Skënderbeu-Partizani (1-2) dhe Tirana-Egnatia (2-0).
Kështu, bazuar në rezultatet e pesë çifteve përkatëse, duket, se në krahasim me ndeshjet e një jave më parë nuk ka asnjë ndryshim në renditje. Kështu të paktën është në pesë skuadrat e para të renditjes, të cilat me fitoret e tyre qëndruar në të njëjtat pozicione. Kështu ka ndodhur me Tiranën që vazhdon të fitojë dhe të kryesojë kampionatin me 46 pikë. Po kështu, edhe Laçi me Kukësin që e ndjekin nga pas me nga 40 dhe 37 pikë. Fitore edhe për Vllazninë që është disi më larg, aktualisht e katërta me 13 pikë distancë nga bardheblutë, si dhe Partizani, me 5 pikë larg Vllaznisë, skuadër e cila mbyllë pesëshen e parë, zonë që konkurohet për Europë.
Ndërkohë, me humbjet e tyre në Javën e 20-të, në të njëjtat pozicione qëndrojnë edhe skuadrat e pesëshes së dytë, duke filluar nga Teuta që mbetet e gjashta me 21 pikë, Dinamo e shtata me 19 pikë, Skënderbeu dhe Egnatia me pikë të barabarta, nga 16-të që ndajnë vendin e tetë dhe të nëntë, për ta mbyllur me Kastriotin, i fundit me 15 pikë.
Java e 20-të e Kategorisë Superiore-Rezultatet
Vllaznia-Teuta 4-2
Kukësi-Kastrioti 4-0
Laçi-Dinamo 1-0
Skënderbeu-Partizani 1-2
Tirana-Egnatia 2-0