Sunday, May 19, 2024

Superliga U-21/Vllaznia-Bylis, duel për titullin sot në Shkodër

Lexo

Kampionati Kombëtar i Futbollit për Superligën U-21 ka rezeruar sot duelin më interesant të kësaj jave. Në stadiumin “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës do të përballen Vllaznia vendase dhe Bylis udhëtues. Dy skuadrat rivale, që së bashku me Dinamon janë pretendente për fitimin e titullit kampion.

Kuqeblutë e drejtuar nga anglezi Sibson vijnë në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi, me Dinamon në shtëpi dhe Tiranën në transfetë. Barazime këto që e kanë pozicionuar Vllazninë në vendin e tretë pas Bylisit dhe Dinamos që kryesojnë me pikë të barabarta, tre më shumë se sa kuqeblutë.

Për tu theksuar është se në përballjen e sotme, Vllaznia-Bylis, në formacionin  e skuadrës mike do të luajnë si titullarë tre futbollistë shkodranë, Qardaku, Preka si dhe Ivziku që iu bashkua skuadrës ballshiote në merkaton e janarit.

Një fitore tre pikëshe sot e Vllaznisë rihap kampionatin duke i dhënë mundësinë kuqebluve të avancojnë drejt titullit kampion. Ndërkohë, nga ana tjetër, miqve nga Ballshi që i vlen edhe barazimi në këtë sfidë, nëse dalin fitues titulli është më pranë tyre.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img