Friday, October 18, 2024

Superiorja mbyll sot javën e parë me dy përballjet e radhës

Lexo

Në orën 17:00, në stadiumin e qytetit të Laçit do të zhvillohet sfida Laçi-Teuta.

Te kurbinasit është rikthyer sërish në pankinë Dejan Vukiçeviç, i cili kërkon që të ruajë përsëri Laçin në ecurinë e sezonit të kaluar ku mban petkun e nënkampionit të Shqipërisë.

Ndërsa durrsakët e Renato Arapit synojnë të lënë pas krahëve sezonin e kaluar edhe të përsërisin atë që bënë përpara dy vitesh duke u shpallur kampion të Shqipërisë.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Adush Muça” do të luhet takimi Bylis-Kastrioti.

Ballshiotët rikthehen në elitë pas 1 viti mungesë teksa duan që të kenë një rol protagonisti këtë sezon, ndërsa krutanët e Emiljano Çelës do të provojnë të jenë sërish surpriza e këtij viti në Superiore.

LAÇI – TEUTA | 17:00 | Stadiumi “Laçi” |

BYLIS – KASTRIOTI | 17:00 | Stadiumi “Adush Muça |

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img