Friday, April 19, 2024

Eliminatoret e Botërorit 2023 / Zbardhet lista, kombëtarja e femrave nis përgatitjet për sfidat me Poloninë & Norvegjinë

Lexo

Kombëtarja e femrave do të nisë në mesjavë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare për eliminatoret e Botërorit 2023. Përfaqësuesja kuqezi e femrave do të përballet më 1 shator ndaj Polonisë me sfidën që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa më pas do të udhëtojnë drejt Norvegjisë për sfidën përmbyllëse të kualifikueseve më 6 shtator.

Trajneri Armir Grima ka shpallur tashmë listën me emrat e 20 futbollisteve të ftuara për këto dy ndeshje, ndërkohë që grumbullimi do të nisë më datë 24 gusht. Me ekipin do të jenë në stërvitje edhe dy futbollistet, Fortesa Berisha dhe Vesa Paqarizi, të cilat janë në procesin e marrjes së nënshtetësisë shqiptare dhe stafi teknik ka menduar t’i afrojë që tani lojtaret për t’u ambientuar me grupin.

Kombëtarja shqiptare është e shortuar në Grupin 7 dhe aktualisht renditen në e katërt me 10 pikë të grumbulluara pas 8 ndeshjesh, e dukë lënë pas Kosovën e Armeninë. Grupi kryesohet nga Norvegjia me 22 pikë e ndjekur nga Belgjika dhe Polonia, respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Më poshtë edhe lista me emrat e 20 futbollisteve të thirrura nga trajneri Armir Grima për dy ndeshjet zyrtare të eliminatoreve të Botërorit 2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img