Superkupa ndeshja e fundit me Kukësin, Emiljano Çela drejt Besës së Kavajës

Finalja ndaj Egnatias për Superkupën e Shqipërisë ishte sfida e fundit e Emiljano Çelës në krye të Kukësit. Kështu të paktën flitet në burimet pranë trajnerit Çela. Destinacioni i tij i ri pritet të jetë Besa e Kavajës, me të cilin thuhet se presidenti Bizhdili ka bërë një bisedë paraprake me teknikun Çela për t’i besuar drejtimin e skuadrës pas largimit të ish trajnerit Mirel Josa.

Humbja e Superkupës me Egnatian 2-0, duket se e bën disi më të lehtë shkëputjen e Emiliano Çelës nga klubi kuksian, por gjithësesi një gjë e tillë mbetet për tu zyrtarizuar në orët në vazhdim, pa snjë takimi kokë më kokë mes trajnerit Çela dhe administratorit të FK Kukësi, Florian Biba.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu