Crystal Palace ka fituar për herë të parë në histori Community Shield, Superkupa e Anglisë. Skuadra e Oliver Glassner mundi me penallti Liverpool-in në Wembley, pas barazimit 2-2 në përfundim të 90 minutave.
Crystal Palace ka fituar trofeun e parë të sezonit 2025-26 në Angli, me triumfin kundër Liverpoolit në finalen e Superkupës, ose siç njihet me emrin zyrtar, Comunity Shield, në stadiumin Wembley. Pas fitores së Kupës së Anglisë në maj, për herë të parë në histori, skuadra e Oliver Glassner kryen një tjetër mrekulli në Superkupë, fituar me penallti pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt.
Ekitike shënoi në minutën e pestë për ‘Reds’, në ndeshjen e parë me skuadrën e tij të re, por Mateta barazoi pas 12 minutash me penallti. Debutuesit tjetër, Frimpong, shënoi golin e dytë dhe pjesa e parë u mbyll 2-1 për kampionët.
13 minuta para fundit, Sarr barazoi 2-2 dhe pas 90 minutave të barabarta skuadrat shkuan te penalltitë ku Crystal Palace fitoi 3-2 dhe për herë të parë ngriti trofeun e Community Shield.