Wednesday, January 8, 2025

Superkupën e Italisë e fiton Milani. Mund Interin 3-2, në një finale të gjykuar nga Simone Sozza, arbitri i sfidës së “Loro Boriçit” Vllaznia-Valur 0-4 në korrik të vitit të kaluar

Lexo

Spektakël dhe shumë emocione ka dhuruar finalja e Superkupës së Italisë e luajtur në Arabinë Saudite. Interi dhe Milani rivalizojnë deri në fund, por mbyllja është për kuqezinjtë që arrijnë të përmbysin 3-2 rivalët zikaltër dhe të bëjnë të vetin trofeun e parë sezonal në Itali.

Një supersfidë që për shkodranët dhe shqiptarët në përgjithësi, teksa shikonin në fushën e lojës arbitrin italian Simone Sozza, rikthenin në vemendje ndeshjen e luajtur më 18 Korrik të vitit të kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” të Europa League mes Vllaznisë dhe Valur, e mbyllur fatkeqësisht 0-4 për islandezët.

Referuar kronikës së lojës, Milani nis më mirë ndeshjen, duke rrezikuar në disa raste me Reijnders. Me kalimin e minutave edhe Interi nis të fitojë terren dhe rrezikon me Taremin. Në minutën e 35-të dëmtohet Calhanoglu dhe në fushë futet Asllani. Kur dukej sikur pjesa e parë do të mbyllej në barazim pa gola është Lautaro ai që kalon në avantazh zikaltërit.

Pjesa e dytë nis me gol. Është Taremi ai që shënon golin e dytë për Interin. Milani reagon menjëherë dhe ngushton shifrat me Theo Hernandez, që shënon nga një goditje standarte. Kuqezinjtë vazhdojnë të sulmojnë dhe gjejnë golin e barazimit me Pulisic 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Përmbysja e madhe vjen në kohën shtesë kur Abraham shënon golin e tretë për kuqezinjtë. Mbyllet 3-2 në Riad. Milani fiton derbin dhe trofeun e 8-të të Superkupës në historinë e klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img