Monday, January 12, 2026

Superkupën e Spanjës e fiton Barcelona. Mund në Real Madrid 3-2 duke koleksionuar trofeun e 16-të për nga radha

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç pritej, Barcelona dhe Real Madris dhuruan spektakël në ndeshjen finale të Superkupës së Spanjës. Një ndeshje e karakterizuar me një ritëm të jashtëzakonshëm, pasi Barcelona kishte më shumë kontrollin e topit, por ishte Reali që krijoi raste më të pastra për shënim.

Avantazhi i Rafinjas ndezi edhe më shumë ndeshjen, teksa në shtesën e fraksionit të parë të lojës erdhën tre gola me radhë, që ccuan shifrat në 2-2.

Në pjesën e dytë, Reali ishte më kërkues duke krijuar disa raste radhazi për shënim. Por ishte përsëri Rafinja ai cili ktheu në avantazh katalanasit, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.

Vetëm në fund madrilenët provuan në të gjitha mënyrat të shënonin dhe kishin raste të mira, por nuk ia dolën të mposhtnin Joan Garcian. Ndaj suksesi i shkoi Barçës që festoi me trofeun e radhës të fituar nën drejtimin e Flik, i 16-ti për nga radha  që fitohet nga Barcelona.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img