Janë luajtur tre sfida e fundit të javës së 31-të të Superiores së Kosovës, me Ballkanin që ka arritur të shmangë humbjen në momentet e fundit në Klinë, në stadiumin “18 Qershori”. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra vendase arriti të kalojë në avantazh me anë të Khomutov në minutën e 71-të.
Goli i barazimit për Ballkanin mbërriti në shtesë me anë të sulmuesit Berisha. Një barazim me pasoja për skuadrën e trajnerit Daja, e cila tashmë shikon në vendin e parë Dritën, me një pikë më shumë, që një ditë më parë mundi Ferizajn 3-0.
Në dy sfidat e tjera të ditës së djeshme nuk u shënua asnjë gol. Në “Fadil Vokrri”, sfida mes Prishtinës dhe Llapit u mbyll në barazim 0-0. I njëjti rezultat dhe në “Riza Lushta” mes Trepça ’89 dhe Gjilanit