Tuesday, November 26, 2024

Superliga e Volejbollit Femra-Vllaznia humb në shtëpi me Tiranën, 0-3, dhe, për herë të parë në këtë sezon, zbret në vendin e pestë të renditjes

Lexo

Vllaznia-Tirana në volejboll për femra, ka qënë dueli i javës së dhjetë të Superligës së volejbollit shqiptar për femra. Sfida e zhvilluar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, nuk ka shkuar mirë për ekipin kuqeblu, i cili është mundur me rezultatin 0 me 3.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa, me të gjitha volejbolliste shkodrane në formacion: Malaj, Beci, Zhivani, Gjyshja, Erkoçi, Ballçiti, dy motrat Kodra, Daniela dhe Liridona, dhe Miloti, nuk ka arritur t’i bëjë ballë skuadrës kryeqytetase.

Ndër tre setet e luajtura, i pari ka pasur më tepër rivalitet, pasi volejbollistet shkodrane shkuan deri tek pika e 21-të, por më pas, për disa pakujdesi të shfaqura në mbrojtje, por edhe në sulm, e humbën setin me shifrat, 21-25.

Në vend që ky set i humbur, por me lojë të mirë, të bëhej nxitje për të reflektuar në dy setet e tjerë, ndodhë e kundërta, pasi janë volejbollistet tiranase që diktojnë në lojë. Duke fituar setin e dytë, 16-25 dhe të tretin, 11-25, Tirana, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin 0-3.

Një humbje kjo që ndikon në renditjen e Vllaznisë, e cila për herë të parë në këtë kampionat, zbret në vendin e pestë të klasifikimit, duke ia lëshuar këtë pozicion Barleti Volej.

Superligën e volejbollit për femra e kryeson Partizani me 27 pikë, i ndjekur nga Skënderbeu me 25 pikë, Tirana me 23, Barleti me 17, Vllaznia 12, Lushnja 9, Teuta 3 dhe Korabi i peshkopisë, 1 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img