Sunday, August 24, 2025

Superliga e Volejbollit Femra-Vllaznia nuk ia del me Barletin, mundet në transfertë 3-0

Lexo

Java e fundit e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar për Superligën e volejbollit femra, ka përballur Vllazninë me Barleti Volej. Dy skuadra këto që gjatë këtij sezoni kanë spikatur për rivalitetin dhe konkurencën e vendit të katërt, pozicion ky që të çon në Play-Off. Një objektiv që edhe pse është mundur nga Barleti, Vllaznia ka arritur ta realizojë duke vijuar ta mbajë atë pozicion.

Referuar ecurisë së takimit të luajtur mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, seti i parë ka qënë më i bukuri i krejt ndeshjes. Kjo, pasi publiku i pranishëm arriti të shijojë një duel mjaft emocionues i denjë për t’u fituar nga të dyja skuadrat, por që në fund, me vetëm dy pikë diference ka triumfuar Barleti me rezultatin 25-23.

Në setin e dytë, pritej një reagim i Vllaznisë, por skuadra e  drejtuar nga trajneri Dorjan Tafa ka befasuar me rënien e theksuar të lojës në dy setet në vazhdim, të cilat i humb me të njëjtën kuotë pikësh, 25 me 15, duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet me fitoren e pastër, 3 me 0 nga Barleti Volej.

Edhe pse ka fituar, Barleti nuk arriti të kapte Vllazninë në renditje, sepse skuadra kuqeblu ka  21 pikë në tabelën e klasifikimit duke qënë në vendin e katërt të tabelës së klasifikimit dhe brenda objektivit të fazës finale, Play-Off, ndërkohë që Barleti Volej mbetet në vendin e pestë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img