Vllaznia e Shkodrës në futboll femra vashdon të mos njohë humbje në kampionatin e Superligës së sezonit 2023-2024. Në javën e katërt e kampionatit, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi thellësisht Lushnjën me rezultatin 12-0. Sfida e luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës regjistroi dhjetë gola të shënuar nga sulmuesja potente Megi Doçi, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Borçi dhe Frericks.
Me këtë fitore, Vllaznia bashkëkryeson kampionatin me Tiranën me nga 12 pikë secila. Skudra bardheblu triumfoi ndaj Partizanit duke fituar derbin me rezultatin 2 me 3.
Fieraket u rikthyen te fitorja këtë javë, duke mposhtur me shifrat e thella 6-1 skuadrën e Kinostudios në shtëpi, ndërkohë që Gramshi mori fitoren e parë sezonale në shtëpi ndaj Skënderbeut. Gramshiotet fituan me rezultatin 3-2.
Edhe Laçi I drejtuar nga trajneri Elis Legata mori fitoren dhe tre pikët e para në këtë edicion futbollistik, teksa mundi 5-0 ekipin e Teutës në shtëpi.
Rezultatet e Javës së katërt e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza:
Partizani 2-3 Tirana
Vllaznia 12-0 Lushnja
Laçi 5-0 Teuta
Apolonia 6-1 Kinostudio
Gramshi 3-2 Skënderbeu
Renditja e ekipeve pas javës së katërt:
Vllaznia 12 pikë
Tirana 12 pikë
Apolonia 9 pikë
Kinostudio 9 pikë
Partizani 6 pikë
KF Laçi 3 pikë
KF Gramshi 3 pikë
Teuta 3 pikë
Skënderbeu 0 pikë
Lushnja 0 pikë