Sunday, May 19, 2024

Superliga Futboll Femra-Vllaznia mund Lushnjën 12-0 dhe bashkëkryeson kampionatin me Tiranën, e cila fitoi derbin me Partizanin 2-3

Lexo

Vllaznia e Shkodrës në futboll femra vashdon të mos njohë humbje në kampionatin e Superligës së sezonit 2023-2024. Në javën e katërt e kampionatit, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka mundi thellësisht Lushnjën me rezultatin 12-0. Sfida e luajtur në stadiumin  “Reshit Rusi” të Shkodrës regjistroi dhjetë gola të shënuar nga sulmuesja potente Megi Doçi, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Borçi dhe Frericks.

Me këtë fitore, Vllaznia bashkëkryeson kampionatin me Tiranën me nga 12 pikë secila. Skudra bardheblu triumfoi ndaj Partizanit duke fituar derbin me rezultatin 2 me 3.

Fieraket u rikthyen te fitorja këtë javë, duke mposhtur me shifrat e thella 6-1 skuadrën e Kinostudios në shtëpi, ndërkohë që Gramshi mori fitoren e parë sezonale në shtëpi ndaj Skënderbeut. Gramshiotet fituan me rezultatin 3-2.

Edhe Laçi I drejtuar nga trajneri Elis Legata mori fitoren dhe tre pikët e para në këtë edicion futbollistik, teksa mundi 5-0 ekipin e Teutës në shtëpi.

Rezultatet e Javës së katërt e kampionatit ‘Abissnet Superiore’ për vajza:

Partizani 2-3 Tirana

Vllaznia 12-0 Lushnja

Laçi 5-0 Teuta

Apolonia 6-1 Kinostudio

Gramshi 3-2 Skënderbeu

Renditja e ekipeve pas javës së katërt:

Vllaznia 12 pikë

Tirana 12 pikë

Apolonia 9 pikë

Kinostudio 9 pikë

Partizani 6 pikë

KF Laçi 3 pikë

KF Gramshi 3 pikë

Teuta 3 pikë

Skënderbeu 0 pikë

Lushnja 0 pikë

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img