Monday, November 25, 2024

Superliga U-21/Vllaznia humbet me Egnatian e vendit të parafundit dhe zbret në vendin e 4 me -7 pikë nga Bylisi kryesues

Lexo

Tjetër hap i gabuar i 21 vjeçarëve të Vllaznisë. Pas barazimit në shtëpi me Bylisin, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri anglez Sibson kanë vijuar me një hap edhe më të gabuar duke u mundur  nga Egnatia e vendit të parafundit në renditje.

Egnatia U21-Vllaznia U21 është luajtur sot në stadiumin e Rrogozhinës dhe në fakt ka filluar në mënyrën më të mirë për kuqeblutë, të cilët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 15-të me anatë të Eraldo Dedes, ndërkohë që në të 25-tën vendasit barazojnë me anë të Pesciallos duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve në barazim 1 me 1.

45 minutësi i dytë prodhon edhe tre gola të tjerë, dy për rrogozhinasit me autor Hoxhën dhe Aliun që e çojnë në 3-1 avantazhin për Egnatian, dhe një për kuqeblutë, të cilët shënojnë me anë të Armir Osmanit, gol i cili vlen vetëm për statistikë, sepse e gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin 3 me 2 në favor të ekipit vendas.

E ndërsa rrogozhinasit i gëzohen fitores tre pikëshe duke mbajtur vendin e parafundit në renditje me vetëm 7 pikë, me këtë humbje Vllaznia mbetet në kuotën e 27 pikëve po aq sa ka edhe Tirana e vendit të pestë, duke lëshuar shumë nga pretendimet për titull. Kjo pasi rivalet e saj, Bylisi, Dinamo dhe Kukësi kanë dalë fitues këtë javë duke marrë tre vendet e para të renditjes, Bylis me 35 pikë, Kukësi dhe Dinamo nga 32 pikë.

Rezultatet kësaj Jave për U-21:

Bylis-Partizani 3-0

Egnatia – Vllaznia 3-2

Kukësi – Apolonia 3-1

Dinamo – Turbina 4-0
Tirana – Teuta 2-1

Rendita e Superligës U-21

1. Bylis 35 pikë
2. Kukësi 32 pikë
3. Dinamo 32 pikë
4. Vllaznia 27 pikë
5. Tirana 27 pikë
6. Partizani 19 pikë
7. Teuta 17 pikë
8. Apolonia 14 pikë
9. Laçi 14 pikë
10. Egnatia 7 pikë
11. Turbina -2 pikë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img